Aliji bëhet me skuadër, rikthehet në Zvicër

0

Pasi shkëputi në verë marrëdhenien me Kaiserslauternin, që militon në Bundesligën e dytë në Gjermani, Naser Aliji ka mbetur pa skuadër.

Tekniku i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për të riun nga Kumanova, duke e grumbulluar madje edhe në miqësoren që kuqezinjtë fituan 2-3 me Turqinë.

Edhe pse pak ditë më parë qarkulluan zëra se për Alijin interesoheshin disa klube nga Superliga turke, me sa duket destianacioni i tij do të jetë në Zvicër.

Trajneri i Grasshoppersit, Murat Yakin, do ta testojnë 23 vjeçarin këto ditë për të parë nga afër gjendjen e tij, raporton Supersport.

Kampionati zviceran është një njohje e vjetër për Alijin, pasi në të kaluarën ai ka qënë pjesë e Baselit dhe Vaduzit. Ky fakt vlen shumë për mbrojtësin kuqezi, pasi nuk do ta ketë të vështirë të përshtatet./Lajmi.net/

Comments
Loading...