Deputeti i LDK-së ironizon me Haradinajn: Duhet me të mbyll në odë dhe me ta dhënë një armë për gjuajtje

0

Pas raportimit të mediave se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar vizën Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për të udhëtuar në SHBA, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli i cili në mënyrë ironike duke aluduar tek Haradinaj, ka thënë se “atyre që mendojnë që oda e katundit të vet është qendra botës ,duhet me i mshel në oda”.

Përveç kësaj, ai ka shtuar se “edhe një allti duhet me ia dhënë që të gjuajnë”, duke vazhduar ironinë me deklarimet e kryeministrit Haradinaj, pas gjuajtes me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, në odën e liderit të NISMA-s Fatmir Limaj.

Comments
Loading...