Prishtina përforcohet me katër basketbollistë

0

Valon Bunjaku, Alban Latifaj, Ardit Beqiri dhe Gazzali Makasqi janë përforcimet e Prishtinës.

“Në prag të fillimit të pjesës së dytë të kampionatit, ekipi ynë ka angazhuar katër lojtarë të rinj, por me perspektivë të cilët do të ndihmojnë lojtarët tjerë me përvojë si Edo, Graniti, Albani e Fisi. Bëhet fjalë për basketbollistët, Valon Bunjaku, Alban Latifaj, Ardit Beqiri dhe Gazzali Makasqi”, ka shkruar KB Prishtina në Facebook.

Comments
Loading...