Festa emocionuese e lojtarëve të Wolves kur e kuptuan se janë inkuadruar në Premierligë

0

Pas pesë sezoneve në Championship, Wolves ka arritur të siguroi inkuadrimin në Premierligë për sezonin e ardhshëm.

Sezoni fantastik që kaloi skuadra e Espirito Santo, u shpërblye kur Brentford arriti të marrë një barazim në minutën e 94’ në udhëtim të Fulham, për t’i siguruar inkuadrimin Wolvesit në Premierligë katër xhiro para përfundimit të sezonit në Championship.

Barazimi 1:1 i Fulhamit me Brentfordin, bëri që Wolves automatikisht të fitoi të drejtën për hyrje në Premierligë sezonin tjetër.

Brentford golin e barazimit e shënoi në minutën e 94’ të ndeshjes, dhe ky gol solli festë të jashtëzakonshme të ‘ujqërit’, që ishin në pritje të rezultatit përfundimtar të kësaj ndeshje./Lajmi.net/

Leave A Reply

Your email address will not be published.