Arsenal, Liverpool dhe Inter në ‘luftë’ për talentin belg

0 144

Arsenali dhe Liverpooli janë futur në garë për ta transferuar në ekipet e tyre sulmuesin e klub Bryges, Cyril Ngonge.

Ai është vetëm 18 vjeç, por tashmë ka shënuar 4 gola në Youth League.

Për talentin belg kontrata e të cilit me klubin belg i skadon në qershor të 2019-të,interes ka shprehur edhe Inter, raporton The Mirror, përcjell ORAinfo.

Në vitin 2016, kur Ngonge ishte ende 15 vjeç, Fiorentina tregoi një interes të madh për këtë talent , por përkundër interesave të shumë klubeve të mëdha evropiane, ai ka vendosur të qëndrojë në Belgjikë, në mënyrë që të rritet në heshtje përpara se të ballafaqohet me një sfidë konkurruese në ndonjërën prej ligave kryesore kontinentale.

Tani Ngonge duket të jetë gati dhe gara mes klubeve të mëdha është e hapur. Ku do ta shohim talentin belg duke luajtur mbetet të shihet. /ORAinfo/

Comments
Loading...