Formacionet e mundshme, Real Betis- Milan

0 108

Milani synon të hakmerret sot ndaj Real Betis këtë mbrëmje, pasi Rossonerët kishin humbur në San siro 2-1 ndaj tyre.

Milan udhëton në Spanjë për t’i marrë 3 pikë të rëndësishme, përcjell ORAinfo.

Betis aktualisht është në krye të Grupit F, me 7 pikë nga tre ndeshjet e para. Pavarësisht rezultatit 0-0 në Olympiakos, dy fitore nga dy në shtëpi për në Dudelange dhe fitorja ndaj Milanit janë të mjaftueshme për të vënë anën spanjolle në krye të grupit.

Milan, ndërkohë, ulet në vendin e dytë – me 6 pikë (nga 2 fitore dhe 1 humbje) në tre ndeshjet e para. Të dyja palët mund të garantojnë gati një vend në fazën e ardhshme me fitoren e sotme, duke e bërë atë të një rëndësie të madhe për të dyja palët.
Këto janë formacionet e parashikuara për të dy ekipet.

BETIS (3-5-2): Lopez; Mandi, Bartra, Sidnei; Barragan, Lo Celso, Carvalho, Canales, Junior; Loren, Sanabria.

MILAN (3-5-2): Reina; Musacchio, Zapata, Rodriguez; Borini, Kessiè, Bakayoko, Calhanoglu, Laxalt; Suso, Cutrone. /ORAinfo/

Comments
Loading...