Chelsea ende e kërkon Hysajn

0 54

Agjenti i Elseid Hysaj ka ngritur dyshime për kontratën e re te tij me Napoli, ku ka thënë se Chelsea ende janë të interesuar për alon e djathtë te Napolit.

Mario Giuffredi tha javën e kaluar se ai do të diskutonte rinovimin e kontratës së Hysaj me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, por ngritja e shpejt e Kevin Malcuit dhe stagnimi i shqiptarit ka bërë që përfaqësuesit e tij të fillojnë bisedimet për të kaluar në Chelsea”.

“Chelsea në garë për Hysaj? Nëse shikoni Napolin dhe luani me Malcuit dhe shikoni lojtarët e tjerë, qartë kjo do të thotë se ka edhe oferta të tjera për të po ashtu”, ka thënë ai për Radio CRC.

“Ata të cilët thonë të kundërtën janë të keqinformuar. Hysaj është lojtarë që mund të luaj mirë në futbollin anglez, ai është fizikisht mirë dhe është në përcjellje të disa klubeve të mëdha”.

“A vlen 50 milionë? Për mua vlen 60 milionë”. /GazetaExpress/

Comments
Loading...