Lajm i keq për Barcelonës, i lëndohet edhe një yll i madh

0 121

Pas Lionnel Messit, Barcelonës i është lënduar edhe një lojtar tjetër shumë i rëndësishëm.

Testet e kryera në mëngjesi e së enjtes kanë konfirmuar se Philippe Coutinho ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë.

Ky lëndim pritet ta lërë brazilian jashtë fushave për dy ose tre javë, shkruan faqja zyrtare e klubit katalonas, përcjellë Gazeta Express.

Lojtari e vërejti lëndimin pas ndeshjes me Interin të martën, e cila përfundoi 1-1.

Pas lëndimit të Messit që e mori me 20 tetor, edhe Philippe Coutinho pritet të mungoj deri në tri javë, kurse ylli argjentinas pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Betisit këtë fundjavë.

Comments
Loading...