Ranieri fansave të Fulhamit: Mos e prisni përsëritjen e përrallës së Leicesterit

0 57

Claudio Ranieri i ka paralajmëruar fansat e Fulhamit që të mos presin një përsëritje të përrallës së bukur të Leicester Cityt.

Ranieri është konfirmuar trajner i Fulhamit të mërkurën pas shkarkimit të serbit Slavisa Jokanovic, transmeton Gazeta Express.

Në stinorin 2015/16, italiani arriti ta fitojë Premierligën me Leicester Cityn, që cilësohet si arritja më e bukur në kohën moderne të futbollit.

“Ne duhet të punojmë shumë”, ka thënë Ranieri.

“Ajo që ndodhi me Leicesterin ka qenë një bonus, një përrallë. Duhet ta harrojmë atë”.

“Mendoj se është e rëndësishme tani që të mos mendojmë për mrekulli. Ne duhet të jemi të bashkuar. Klubi, lojtarët dhe fansat”.

“Unë jam një njeri ambicioz, kam lojtarë të mirë, mirëpo i zgjodhi ata që tregojnë shpirt luftarak”. /Gazeta Express

Comments
Loading...