“Vetëm një budalla do paguante kartonin e Hysajt, nuk e meriton rrogën që merr”

0 230

Elseid Hysaj është padyshim lojtari më i mirë i kombëtares shqiptare dhe më i shtrenjti njëkohësisht.

Mbrojtësi shkodran ka shkëlqyer sezonet e fundit edhe te Napoli dhe drejtuesit i kanë vendosur një klauzolë prej 50 milionë eurosh.

Ofertat në drejtim të tij nuk mundojnë me Bayernin dhe Chelsean që janë gati të shpenzojnë për ta afruar në ekip.

Megjithatë, ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Françesko Montervino ka injoruar totalisht yllin shqiptar duke thënë disa fjalë të ashpra në drejtim të tij.

Ai shprehet:

Hysaj është një lojtar i mirë, por vetëm një budalla do të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh. De Laurentis shpreson që të ndodhë. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh.

Ofertat e klubeve të mëdha për të cilat flet menaxheri i tij nuk ekzistojnë. Tre milion euro rrogë? Mua më duken të tepruara, si mbrojtës krahu që është fiton shumë edhe kaq sa ka”.

Comments
Loading...