Breitner: Neymar do të kalojë te Real Madridi, ai do të jetë i rëndësishëm

0

Legjenda gjermane e futbollit, Paul Breitner, ka thënë se Neymar do të jetë shumë i rëndësishëm për Real Madridin, sezonin e ardhshëm, dujke besuar në një kalim të tij.

Neymar sapo ka kaluar nga Barcelona te PSG për rekord botëror prej 222 milionë eurove.

Ai ka qenë i lidhur në muajt e fundit me një kalim te Real Madridi.

26 vjeçari është kthyer në Paris para një jave për të përmbyllur rikuperimin nga lëndimi pas operimit.

Breitner, që i ka fituar dy tituj të La Ligas për tri vite sa qëndroi në Santiago Bernabeu, ka folur për televizionin gjerman Sport 1.

“Neymar do të jetë shumë i rëndësishëm për Real Madridin vitin e ardhshëm”.

Neymar ishte pjesë e festës së PSG-së në Stade de France, ku fitua në finale të Kupës me rezultat 2-0 ndaj Les Herbiers.

Braziliani ka shënuar 28 gola në të gjitha garat për PSG-në këtë sezon. /Telegrafi/

Leave A Reply

Your email address will not be published.