Dihet se janë shqiptarë, Shkodran Mustafi e Granit Xhaka ia hedhin valles në autobus (Video)

Të shumta janë momentet që futbollistët kalojnë së bashku.

Përpos ushtrimeve të shumta dhe ndeshjeve të cilat i kanë, ata dinë edhe të argëtohen për disa momente.

Së fundi lojtarët e klubit futbollistik ‘Arsenal’ kanë vendosur të bëjnë pak qef përderisa gjendeshin në autobus, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë pikërisht shqiptarët kanë bërë atmosferën siç dinë më së miri. Shkodran Mustafi shihet teksa vallëzon pa ndalë dhe Granit Xhaka nuk heziton t’i bëjë video, teksa të dy bëjnë një kombinim fantastik të momenteve të bukura që ndajnë të gjithë bashkë./Indeksonline

Comments are closed.