Formacionet e mundshme të finales së Kupës së Italisë: Juventus – Milan

0

Juventus dhe Milan do të mundohen të sigurojnë trofeun e parë të sezonit në Itali.

Kupa e Italisë do të bëjë që shumë shikues t’ia mësyjnë stadiumit olimpik të Romës, ku do të zhvillohet edhe takimi i fundit për Kupën e Italisë.

Max Allegri raportohet se nuk do të ndryshojë formacionin, duke rreshtuar lojtarët 4-3-2-1, ku si sulmues kryesor do të jetë Gonzalo Higuain.

Edhe Genarro Gattuso nuk pritet të ketë ndryshime në formacionin startues, ku do t’i mbetet besnik 4-3-2-1 ndërsa nuk dihet kush do të jetë në vijën e parë të sulmit

Theksojmë se ndeshja e sotme pritet të startojë rreth orës 21:00, ku gjyqtar kryesor do të jetë Antonio Damato.

Juventusi: Buffon; Cuadrado, Barzagli, Benatia, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala; Higuain

Milan: G Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Locatelli, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu. /Telegrafi/

Leave A Reply

Your email address will not be published.