PSG cakton çmimin për shitjen e Neymarit

0

Paris Saint-Germain ka caktuar çmimin për shitjen e Neymarit. Klubi francez më në fund ka pranuar se mund ta shesë yllin brazilian, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Marca” shkruan se Neymar tashmë ka zhvilluar disa kontakte me Real Madridin në lidhje me rikthim në La Ligë.

Neymar ka përvojë nga futbolli spanjoll ku luajti me sukses te Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

PSG do ta konsiderojë shitjen e tij për një çmim prej 260 milionë euro. /Lajmi.net/

Leave A Reply

Your email address will not be published.