Tifozët e Interit të bëhen gati, Interi po rikthen në skuadër idhullin e tyre

0

Inter thuhet se po shtyn planet për të rikthyer mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovaçiç, transmeton Sovrani.info.

Sipas Corriere dello Sport, Inter janë në treg për përforcimin e mesfushës, duke bërë që bosi Luciano Spalletti të kërkojë nga bordi i tij për një kthim të Kovaçiç.

24-vjeçari ishte favorit i tifozëve zikaltër midis 2013 dhe 2015, përpara se të nisej për t’u bashkuar me Madridin kundër dëshirave të trajnerit Roberto Mancini.

Kroati nuk e ka gjetur veten mirë nën urdhërat e Zinedine Zidane dhe mund të largohet për një çmim prej 30 milionë eurove

Megjithatë, gazeta thotë se dy klubet kanë planifikuar një takim për të diskutuar një transferim të mundshëm.  /Sovrani.info/

Leave A Reply

Your email address will not be published.